relacioni i spak per arrestimin e ballukut kellici zv kryeministrja perfitoi 300 apartamente dhe dy 694474150e274

Relacioni i SPAK për arrestimin e Ballukut, Këlliçi: Zv.kryeministrja përfitoi 300 apartamente dhe dy…

December 18, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar relacionin e SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si të paligjshme nga Balluku gjatë viteve, mes të cilave 300 apartamente dhe dy mjete lundruese.

“Sipas të dhënave që kam, në relacionin për Ballukun flitet për 300 apartamente dhe dy mjete lundruese të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aferat e saj ndër vite. Në dosje shkruhet se këto 300 apartamente dhe dy mjete lundruese janë përfituar në mënyrë korruptive përmes tenderave dhe procedurave të prokurimeve publike,” deklaroi deputeti i PD në News 24.

Në lidhje me këtë deklaratë të deputetit demokrat, ka reaguar edhe analisti Fatos Lubonja, i cili ngriti pikëpyetje mbi natyrën e akuzave dhe veprimet e deritanishme të SPAK.

“Nëse SPAK i ka këto të dhëna në dosje, këtu nuk kemi vetëm shkelje të barazisë në tendera, por kemi të bëjmë me korrupsion të pastër. Pyetja është pse nuk është ngritur një akuzë për korrupsion dhe pse çështja nuk ka shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese,” u shpreh Lubonja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundoi konkursi per kshz vetem mariciq dhe markovska jane regjistruar ekskluzivisht per postin e kryetarit 6944720f04b34
Lajmi i mëparshëm

Përfundoi konkursi për KSHZ/ Vetëm Mariçiq dhe Markovska janë regjistruar ekskluzivisht për postin e kryetarit

i shenoi milanit ne superkupen e italise futbollisti i napolit futet ne histori 6944747493a9a
Lajmi i radhës

I shënoi Milanit në Superkupën e Italisë, futbollisti i Napolit futet në histori

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë