Rektori i UNT-së Izet Zeqiri realizoi pranim-dorëzimin e objekteve nga ARM

May 6, 2022
1 minut lexim

Rektori i UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri, i shoqëruar nga zëvendës ministri i Transporteve Bekim Rexhepi, realizoi takim pune në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriiut, me çrast morri në pronësi tokën dhe objektet që me vendim të Qeverisë janë pronë e UNT-së.

Gjatë takimit shumë miqësor me gjeneralin Besnik Emini dhe kolonel Muharrem Muharremin, që ishte përgjegjës për zbatimin e procedurës së pranim-dorëzimit u arrit marrëveshje që çdo hap që do të ndërmerret do të ketë ndihmën e armatës deri në fillimin e vitit të ri akademik.
Rektori Zeqiri falënderoi për gjithë mbështetjen gjeneral Eminin dhe oficerët e përfshirë në këtë proces.

Rektori Zeqiri, zëvendës ministri Rexhepi dhe gjeneral Emini inspektuan objektet që tashmë janë pronë e UNT-së, me ç’ rast njoftoi ata se aktiviteti i parë që do të realizohet në hapësirat e reja do të jetë realizimi i Ditës së Hapur për të rinjtë dhe maturantët, më 12 maj.

Këtë ditë bashkëbiseduesit e vlerësuan historike, ndërsa i uruan rektorit të ri Zeqiri suksese në pregatitjen e kuadrove të reja në universitetin e vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet, tuhet në njoftimin e UNT-së në rrjetin social facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Monografia “MPB për qytetarët 2017-2021”, Nuhiu: Kujtojmë tre reforma substanciale që i realizuam me sukses

Story i radhës

Arben Zeqiri nga ASH: Edhe pse kanë plotësuar kushtet, pesë të burgosur nga rasti i Kumanovës u mohohet fundjava e lirë!

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë