Rekordi i Xavit në ‘Camp Nou’ – shpresë për Frankfurtin

1 minut lexim

Xavi Hernandez do ta drejtojë sonte skuadrën e tij në kuadër të Europa League.

Në një ndeshje që luhet në ‘Camp Nou’, Barcelona kërkon fitoren për të shkuar në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por, statistikat e Xavi Hernandez nuk japin shije të mirë para ndeshjes.

Xavi Hernandez (si trajner) nuk ka fituar asnjë ndeshje në ‘Camp Nou’, në kompeticionet evropiane.

Ai ka regjistruar tri barazime; 0:0 ndaj Benfica në Champions League, barazim 1:1 ndaj Napoli dhe 0:0 ndaj Galatasaray.

Sonte trajneri spanjoll ka shansin të përmirësojë rekordin e tij, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Frankfurtit luhet me fillim nga ora 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Të hetohen të shpallurit non-grata”/ Basha: Do jem në çdo mbledhje që ka në axhendë avancimin e PD-së

Story i radhës

​Trump pajtohet me Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid

Të fundit nga