Rekord zjarresh në BE: Në më pak se një vit 4 herë më shumë zjarre se 16 vitet e fundit

1 minut lexim

Nuk ka pasur kurrë kaq shumë zjarre në Bashkimin Evropian.

Nga 1 janari e deri më sot, zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe prej 600 mijë hektarësh, më e madhe se e gjithë.

Deri më tani janë djegur 542 mijë hektarë. Kjo është katërfishi i mesatares së 16 viteve të fundit në të njëjtën periudhë kohore (158 mijë hektarë) sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.

Që nga fillimi i vitit zjarre të mëdha kishte rënë 2,144, krahasuar me vetëm  493 mesatarisht midis 2006 dhe 2021.

Ndërkohë një zjarr i ri ka rënë në zonën e Duinos, në Karst, në të njëjtën zonë ku ditët e fundit kishin shpërthyer tashmë zjarre të mëdha dhe të rrezikshme.

Si masë paraprake, trafiku hekurudhor u ndërpre në seksionin Monfalcone-Trieste si dhe kryqëzimin e autostradës në të dy drejtimet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?

Story i radhës

Nesër mot i nxehtë, java e ardhshme me shi e bubullima

Të fundit nga