Rekord historik i temperaturës më të lartë në Britaninë e Madhe

1 minut lexim

Temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar mbi 40C në Heathroë për herë të parë ndonjëherë, sipas të dhënave të hershme të Met Office, shkruan The Guardian.

Temperatura prej 40.2C është regjistruar në orën 12:50 të pasdites së sotme dhe sinoptikanët presin që temperaturat të vazhdojnë të rriten.

Maria Neira, drejtoreshë e shëndetit publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi se kombinimi i valëve të të nxehtit dhe ndotjes mund të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes.

Ajo rekomandoi gjithashtu që njerëzit të kalojnë të paktën disa orë në ditë në një hapësirë me ajër të kondicionuar për të reduktuar stresin e nxehtësisë në trup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse përqafimi i ndërgjegjshëm është shumë më i rëndësishëm se prekjet seksuale?

Story i radhës

Shumë më parë do të anëtarësohen në BE, Kosova e Mali i Zi sesa Shqipëria dhe RMV-ja

Të fundit nga