rekord historik i temperaturave ne milano shenohet dita me e nxehte e muajit ne 260 vitet e fundit 64e8f5f098e87

Rekord historik i temperaturave në Milano, shënohet dita më e nxehtë e muajit në 260 vitet e fundit

August 25, 2023
1 minut lexim

E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vite, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).

Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare gjatë ditës ishte 33 gradë Celsius, 0,2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32,8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003.

Të dhënat e temperaturës filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763. Kryeqyteti i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.

Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në disa vende priten reshje të dendura shiu.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti perkujton heroin ismet jashari komandant kumanova ne 25 vjetorin e renies 64e8f580062f9
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti përkujton heroin Ismet Jashari – Komandant Kumanova në 25 vjetorin e rënies

helmohen rreth 20 te rinj polake ne vlore flet drejtoresha e spitalit gjendja e tyre eshte nen kontroll 64e8fbcc6e6bf
Story i radhës

Helmohen rreth 20 të rinj polakë në Vlorë/ Flet drejtoresha e spitalit: Gjendja e tyre është nën kontroll

Të fundit nga

Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit. Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për
ShkoLartë