Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

January 3, 2023
1 minut lexim

3 Janar – Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur, ku bëjnë pjesë Berova, Gostivari, Tetova te të cilat ka përqendrim më të lartë të grimcave PM 2.5 për metër Kub të qëndrojnë në shtëpi.

 

Instituti ndër të tjera rekomandon që  të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi nëse keni kollë apo dhimbje fyti.

Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj. Nëse duhet të dilni jashtë mbani maskë”, rekomandon Instituti. Me ajër të ndotur dhe shumë të ndotur përballet edhe Shkupi, Negotina, Prilepi, Koçani, Gjevgjelia, Strumicë, Manastiri dhe Kërçova.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brightoni e Fulhami në epërsi

Story i radhës

Presidenti Erdoğan nesër do të bisedojë në telefon me presidentët Putin dhe Zelenskyy

Të fundit nga

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë