Presidenti Erdoğan nesër do të bisedojë në telefon me presidentët Putin dhe Zelenskyy

Zëdhënësi presidencial i Türkiyes, İbrahim Kalın, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive, Kalın tha se Türkiye po vazhdon “diplomacinë e saj intensive me të dyja palët” në mes të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë.

“Në të vërtetë, ministrat tanë përkatës, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, si dhe kolegët e tjerë po vazhdojnë bisedimet me homologët e tyre nga të dyja palët”, tha Kalın.

Ai gjithashtu tha se Türkiye ka qenë i vetmi vend që ka sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e negociatave.

Türkiye, e vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës, vazhdimisht i ka bërë thirrje Moskës dhe Kievit që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Kalın gjithashtu tha se viti 2022 ishte një vit “normalizimi” për Türkiyen.

Ai shtoi se gjithashtu ishte një “vit shumë gjithëpërfshirës i politikës së jashtme” për Türkiyen.





Story i mëparshëm

Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

Story i radhës

Përfundon pjesa e parë mes United e Bournemouth

Të fundit nga