Reja: Roma do ndjehet në shtëpi në Tiranë

May 25, 2022
1 minut lexim

Roma rikthehet në një finale europiane pas 31 vitesh, ndërsa Feyenoord pas 20 vitesh. Ndërsa sot në orën 21:00 këto dy skuadra do të përballen në “Air Albania” për finalen e parë të Conference League, finalja e parë europiane që luhet në Shqipëri.

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, italiani Edy Reja ka thënë për mediet italiane se është i lumtur që një skuadër italiane do luajë në Shqipëri.

“Është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët dhe Federatën. Personalisht jam shumë i lumtur që do luajë një skuadër italiane. Për më tepër në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe do të jetë sikur luajmë në shtëpi. Shqiptarët janë më shumë me italianët se me holandezët.”-tha ai.

Më tej tekniku theksoi se Tirana është një qytet i bukur për t’u vizituar, ndërsa sipas tij “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm.

“Tirana është një qytet i bukur, padyshim europian, i këndshëm për t’u vizituar. “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ka pak vende në krahasim me kërkesën edhe sepse imagjinoj se sa tifozë të Romës do të kishin dashur të ishin aty.”-deklaroi Reja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali Berisha i reagon ashpër Ramës pas arrestimit të Ballistit, ka disa fjalë për lidhjen e tij me Vuçiqin

Story i radhës

Naruto Mulaki, është fëmija me emrin më të çuditshëm në Prishtinë

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë