Rruga e vjetër e Fierit është rehabilituar plotësisht.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa ka shpërndarë disa pamje nga inspektimet e kryera në terren nga ministrja e Infrastrukturës dhe njëherazi numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.
Kryeministri sygjeron se me radhët e trafikut që krijohen për shkak të fluksit të lartë të njerëzve në verë, kjo rrugë mund të shërbejë si një alternativë më shumë për udhëtarët gjatë pikut të sezonit turistik.
“Rruga e vjetër e Fierit, e rehabilituar plotësisht, është tashmë një alternativë më shumë për udhëtarët, të cilët janë të shumtë gjatë pikut të sezonit turistik. Rrugë të mbarë”- tha Rama.