Regjistruan një pronë me dokumente false, arrestohet ish-drejtuesi i AKSH në Durrës, shpallen në kërkim edhe tre persona të tjerë

November 20, 2024
1 minut lexim

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Durmishi: Tregtarët do të përcaktojnë produktet! Shporta e Vitit të Ri do të zgjasë nga 15 dhjetori, deri më 15 janar

Story i radhës

FSK në stërvitje të përbashkët me pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë

Të fundit nga

ShkoLartë