Regjistrohen mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetë 20 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5.604 testime janë regjistruar 1.424 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 790 janë në Shkup, Manastir 92, Strumicë 48, Kumanovë 57, Kavadar 45, Shtip 43, Prilep 37, Ohër 36, Tetovë 35, Gjevgjeli 33, Gostivar 31, Kërçovë 27, Veles 24, Resnjë 20, Negotinë 18, Koçani dhe Sveti Nikole 13, Kriva Pallanka 10, Strugë 8, Vinicë 7, Radovish, Bogdanci dhe Makedonski Brod 5, Dellçevë, Berovë dhe Demir Hisar 3, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dojran, Dibër, Vallandovë dhe Krushevë.

Nga 1.424 raste të reja, 214 janë infektime. Po ashtu ka pasur edhe 1.083 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 256.281 raste, ndërsa prej tyre 227.492 janë shëruar dhe 8.218 kanë humbur jetën. Momentalisht Maqedonia ka 20.571 raste aktive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham kërkon një zëvendësues për Ndombele

Story i radhës

Ukraina e rrethuar nga tre anët/ Agjenti i shërbimit sekret perëndimor: Do të jetë beteja më e madhe në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish