Regjistrohen 234 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

February 21, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.328 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 180, Kavadar – 19, Kumanova, Prilepi dhe Negotina – nga 6, Velesi – 4, Gostivari dhe Kriva Pallanka – nga 2, Manastiri, Strumica, Struga, Sveti Nikole, Dibra, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.491 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 293.559, prej të cilëve 278.326 janë shëruar, ndërsa 8.915 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (21 shkurt) është 6.318.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria nesër do ta kufizojë fitimin në tregti në 15 për qind

Story i radhës

Petkov: Është e mundur marrveshja Bullgari-RMV

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë