Regjistrimi nuk është regjistrim, por tradhti kombëtare

April 6, 2022
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut streha e popujve me nacionalitete të ndryshme, manipulime të ndryshme dhe pazare politike.

Regjistrimi në këtë shtet është problem i kahmotshëm, lojë politike e ndaluar nga Gruevski dhe Ali Ahmeti në kohën gruevskiane, dëshmi janë inqizimet. Loja vazhdoi me politikën zaeviane e cila e realizoi, por me pazare sikur në të jemi pronë e tyre duke na shitur e blerë sipas matematikave politike.

Filloi me probleme aq sa të villej nga përkthimi në gjuhën shqipe. Reagova, e ndryshuan.

Vazhduan me probleme, i njëjti person mund të regjistrohej 100 herë. Reaguam, e ndryshuan.

U organizuam fuqishëm dhe u regjistruan dikund 210 000 shqiptarë në diasporë, mos gabofsha. E ndalën për të demotivuar. Vazhdoi loja me shtyerje të regjistrimit. E arritën qëllimin e demotivimit të diasporës megjithëse ne vazhdonim. Filloi sërish regjistrimi që të arsyetohet projekti dhe fondet nga BE sa për sy e faqe, jo reale për shqiptarët dhe etnitë tjera.

Shqiptarët i kishin paraparë nën 30% dhe në një deklaratë Ali Ahmeti thotë që “ju mund të thoni që edhe 200000 ose 300000 kanë ngelur pa regjistruar”, a thua e di saktë edhe sa kanë ngelur?

Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë në asnjë formë këtë regjistrim të tenderizuar pasi kombi nuk është tender dhe numri i kombit është ndikimi i tij.

Nëse politika e pushtetit e sheh kombin tender, fondacion dhe projekt që duhet realizuar për qejf të dikujt dhe diskriminim të shqiptarëve dhe etnive tjera, ne e shohim regjistrimin si bazë fuqizimi dhe politikanët si tradhtarë dështimi.

Nuk është regjistrim, është tradhti kombëtare.

Dr. Gjyla Celiku

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Integrim apo izolim, Shqipëria nuk është Hungaria!?

Story i radhës

Vladi i vogël qëndron i trishtuar pranë varrit të nënës së tij/ Fati tragjik pas kësaj fotoje nga Bucha që po bën xhiron e botës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë