Regjistrimi në Maqedoni, Matoshi parashikon: 35 % shqiptar, 40 % maqedonas

March 12, 2022
1 minut lexim

Kanë mbetur edhe pak kohë deri në publikimin e rezultatit zyrtar të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Siç përflitet rezultati nuk do të jetë i kënaqshëm për shqiptarët pasi shumë shqiptarë kanë refuzuar të regjistrohen si rezident në Maqedoni dhe kjo do të ul rezultatin real të shqiptarëve në vend.

Por, nga ana tjetër shumë analistë të vendit, por edhe të rajonit thonë se shqiptarët janë mbi 35 % në Maqedoni edhe pse politika ka pasur gjithnjë dorë mbi numrin real të popullsisë.

Ish politikani shqiptarë Ruzhi Matoshi parashikon se në Maqedoni realisht jetojnë 35 % e popullsisë shqiptar dhe 40 % maqedonas, 15 % bullgar dhe 10% pakicat tjera, përcjell TS.  Sipas Matoshit i bie që numri i maqedonaseve të bie dhe të rritet ai i bullgarëve dhe shqiptarëve që realisht edhe shumë njohës të kësaj çështje e thonë se realiteti është se numri i shqiptarëve është dukshëm më i madh se ai 20% që është në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Është vetëm parashikim … Maqedon 40%, Shqiptarë 35%, Bullgarë. 15% dhe Pakicat 10%

Regjistrimi në MKD e V. ” ka shkruar Matoshi në profilin e tij në FB.

Sipas  burimeve jozyrtare rezultati i popullsisë në Maqedoni do të jetë jo i mirë për të dy palët shumicë, ai shqiptarë dhe ai maqedonas, pasi shqiptarët presin të dalin mbi 28% që do të nënkuptonte me automatizëm edhe ndryshimin e Kushtetutës në vend, por pritet të del afërisht një rritje zyrtare prej 2% ku i bie që shqiptarët të dalin me 22% të popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër partia më  e madhe maqedonase VMRO-DPNE është shprehur se nuk do të njohë rezultatin e regjistrimit që do të thotë se regjistrimi mund të përsëritet në vitet në vijim pasi numri real i maqedonaseve ka rënë dukshëm shkaku se  bullgarët, torbeshët, vllahët, romët tani janë regjistruar si të tillë e jo si maqedonas si më parë.

Ndryshe drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski është shprehur se rezultati zyrtarë i regjistrimit to popullsisë në Maqedoninë e Veriut do të shpallet me 31 mars 2022./TS/

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Web 3 Hackers Are Getting Smarter: Here’s How to Stay Safe

Story i radhës

Vetëm shpërbërja e federatës ruse do të ishte paqe e qëndrueshme për botën…

Të fundit nga

ShkoLartë