regjistrimi i popullsise rritet numri i popullsise ne shkup 62446e1808c7b

Regjistrimi i popullsisë, rritet numri i popullsisë në Shkup

March 30, 2022
1 minut lexim
277514109 513995560094571 3369323230346996291 n

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2021, është evidentuar se është rritur numri i popullsisë në kryeqendrën e vendit. Nga Enti i Statistikës bëjnë të ditur se Shkupi ka 526.502 banorë dhe krahasuar me regjistrimin e vitit 2002, është 19.576 persona më shumë. 58,71% e popullsisë në kryeqendër apo 309.107 janë maqedonas, kurse 22.85% apo 120,293 qytetarë janë shqiptarë.

PR gif

“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Shkupi ka 526.502 banorë dhe krahasuar me vitin 2002 numri është rritur me 3.9 për qind. Numri i amvisërive në komunën e qytetit të Shkupit është 171.171 dhe në krahasim me regjistrimin e vitit 2002 është vërejtur rritje për 16.8 për qind. Numri i banesave në Shkup është 2.138.850, çka paraqet rritje për 30.6 për qind.”,- tha drejtori i Entit për Statistikë, Apostol Simovski.

Më e madhja sipas numrit të banorëve është komuna e Kumanovës, ku janë të regjistruar 98.104 banorë. Edhe pse më e madhja, në komunën e Kumanovës ka një rënie të popullsisë në krahasim me vitin 2002 kur numëroheshin 105.484 banorë. Në komunë e Çairit janë regjistruar 62586 banorë, ekonomia familjare është 15.779, ndërsa numri i banesave është 17.771. Në Manastir janë regjistruar 85.164 banorë, ekonomia familjare 30.154, ndërsa ka 43.727 banesa. Zona e regjistrimit ku janë përfshirë dy komunat, Strugë dhe Vevçan, popullsia e përgjithshme në këto komuna ishte 65.809 me 15.078 familje dhe 19.549 banesa. Në Dibër janë regjistruar 15.412 banorë, 4.157 familje dhe 6130 banesa. Komuna më e vogël në vend është Zërnovci me 2 mijë e 86 banorë, apo rreth 1200 më pak në krahasim me vitin 2002 kur kjo komunë kishte 3.264 banorë.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hekurudhat polake transportojne mbi nje milion ukrainas pa pagese 624468aeefbc6
Story i mëparshëm

Hekurudhat polake transportojnë mbi një milion ukrainas pa pagesë

EDSHTADLER
Story i radhës

(VIDEO) Ministrja austriake: BE është i pakompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë