(VIDEO) Ministrja austriake: BE është i pakompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Kjo ishte një nga porositë që ministrja austriake për BE Karolina Edshtadler i përcolli gjatë vizitës së saj në Shkup. Ajo mes tjerash theksoi se e kupton zhgënjimin dhe dëshpërimin e qytetarëve dhe se BE dëshiron ta ndërpres këtë zhgënjim. Ajo tha se Unioni nuk dëshiron t’i humb njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi që të  qëndrojmë të bashkuar, sidomos tani në kohën e agresionit rus në Ukrainë. Edshtadler u kërkoi qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të vazhdojnë edhe më tej të besojnë tek BE-ja.

KAROLINA EDSHTADLER, MINISTRE AUSTRIAKE PËR BE DHE KUSHTETUTË
“Të mos ndahemi në situatë kur lufta agresive ruse në Ukrainë është e furishme, kur vjen në ndarjen e shoqërive tona jo vetëm këtu në Ballkanin Perëndimorë por edhe në BE. Këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë dhe prandaj kjo është një dritare mundësie që tani hapet, do ta shfrytëzojmë dhe këtu qartë dua të them, BE nuk është e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimorë, veçanërisht pa Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë shumë në të kaluarën që të dëshmojë se këtu është vullneti. Tani mbetet që ne të dëshmojmë se ne jemi në gjendje që premtimet tona ti mbajmë.”

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç theksoi se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit, janë të lidhura drejtpërdrejtë me perspektivën për anëtarësim në BE, ai tha se  vendi po pret që Bashkimi Evropian të hap dyert për fillimin e bisedimeve.

BOJAN MARIÇIÇ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Ka shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimorë që nuk janë të përcaktuara politikisht që të jenë anëtare të NATO-së, por të gjithë janë të përcaktuar që të jenë anëtare të BE-së…Vlerësojmë se ndryshimet positive mudn të vazhdojnë vetëm nëse perspektiva për anëtarësim në BE është reale, e prekshme, dhe qytetarët të mund ta njohin si të vërtetë.. Ne si qeveri nuk kemi dilema në cilën rrugë duhet të qëndrojmë, por presim BE t’i hap dyert për fillim të bisedimeve, që ajo perspektivë të merr shprehje më të fortë. “

Se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës dhe se tani është koha për të ecur përpara, është konstatuar edhe në takimin e Edshtaler me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Nga kabineti qeveritar përmes një komunikate njoftojnë se në takim bashkërisht është dënuar agresioni rus në Ukrainë. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Regjistrimi i popullsisë, rritet numri i popullsisë në Shkup

Story i radhës

Regjistrimi, rritet numri i popullsisë në Shkup

Të fundit nga