Regjistrimi 2021: Rreth 80 % e të papunëve në Maqedoni janë me arsim fillor ose të mesëm

min lexim

Rreth 80 për qind e të papunësuarve në Maqedoninë e Veriut janë me arsim fillor ose të mesëm. Sipas regjistrimit të vitit 2021, të papunësuarit janë prej moshës 15 e lart, dhe shumica e tyre janë meshkuj, rreth 60 për qind, ndërsa prej 1.545 të papunësuarve me diplomë master ,60 për qind janë gra.

Në vend janë edhe 100 doktorë shkencash, të papunë. Më shumë se gjysma e të papunëve ose 56.701 persona kanë arsim të mesëm, nga të cilët mbi 60 % janë meshkuj. Mbi 30.000 ose 28 % kanë arsim fillor.

Rreth 14 për qind e të papunëve kanë arsim të lartë, nga të cilët gati 60 % janë gra. Pak më pak se pesë për qind e të papunëve nuk kanë arsim ose arsim fillor të paplotë. Këtë e tregon grupi i tretë i të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, 2021, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rreth një e treta e të papunëve me arsim të mesëm janë nga mosha 20 deri në 29 vjeç, që do të thotë se ata mund të mos e kenë përfunduar ende arsimin. Statistikisht, shumica e të papunëve me arsim fillor apo  27 % jetojnë në rajonin e Pollogut. Shumica e të papunëve me arsim të mesëm -mbi 14 mijë apo 26 % jetojnë në rajonin e Shkupit, pastaj mbi nëntë mijë apo 17 % në rajonin e Pollogut dhe mbi shtatë mijë apo 14 % në rajonin verilindor.

Sipas qyteteve, pothuajse 13 mijë ose 23 % jetojnë në Shkup, nga të cilët mbi dy mijë e gjysmë në Çair. Në vendin e dytë është Kumanova, ku jetojnë gati pesë mijë të papunë ose 9 %. Në vendin e tretë është Tetova me 3744 ose 7 %.

Një e treta e të diplomuarve master të papunë në vend janë të rinj të moshës 25 deri në 29 vjeç dhe 31 % janë të moshës 30 deri në 34 vjeç.

Story i mëparshëm

Polonia me kritika për Gjermaninë, nuk ia dorëzoi tanket

Story i radhës

Universiteti i Tetovës, përfundojnë studimet studentët e gjeneratës 2021/22

Të fundit nga