Universiteti i Tetovës, përfundojnë studimet studentët e gjeneratës 2021/22

Me hedhjen e kapelave apsolventet e gjeneratës 2021/22 të Universiteti të Tetovës sot përfunduan një kapitull të studimve, për të vazhduar me sfidat e reja duke shpresuar për një të ardhmen të mirë.

Rektori i Universiteti të Tetovës, Vullnet Ameti, tha se Univeristeti i Tetovës, ka unifikuar intelektualët dhe kombin shqiptar dhe është historia më e re e popullit shqiptar.

“Diplomimi i studentëve tanë është ngjarje e madhe, dëshmi e një progresi të rëndësishëm që është bërë në institucionin tonë,është dëshmi se të gjithë ne i jemi qasur me seriozitet arsimit. Është ky universitet që unifikoj intelektualët shqiptar,e unifikoj kombin,e jetësoj dëshirën e rinisë shqiptare dhe jo vetëm. Universiteti i Tetovës, është pjesë e historis sonë të re dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm në kombëtarizimin e çështjes shqiptare” – tha Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ju tha studentëve se nësë nuk mund të bëni gjera të vogla siç duhet mos pritni të bëni gjera të mëdha. Ai i porositi studentët që mos derëzohen duke kërkuar atë që duan.

“Bëhuni heronj të jetës suaj, e jo viktim e saj, mësoni nga çdo gabim pasi çdo përvojë, mundësi dhe veçanërisht gabimet tuaja janë aty për tu mësuar dhe detyruar edhe më shumë, atë që jeni sot. Çelësi i jetës është të zgjeroni një moral, i brendshëm nje xhipies emocional, që mund ti tregoj se në cilën rrugë mund të shkoni. E vetmja mënyrë për të bërë punë më të mirë, është ta duash atë çka bënë dhe nësë nuk e keni gjetur ende vazhdoni ta kërkoni, mos bëni kompromise me atë çka doni të bëni” – deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Studentja Kaltrina Ruçi tha se falë këtij universitit dhe prindërve, jemi sot në piedestalin më të lartë të jetës.

“Ne të gjithë së bashku vimë sot në këtë Universitet, pas përfundimit të studimeve vijmë sot pas tre ose katër vitesh. Ja ku jemi këtu falë mbështetjes së prindërve tanë, dhe profesorëve të cilët bënë të pamundrën qe në të jemi këtu ku jemi sot” – u shpreh Kaltrina Ruçi, studente pranë Fakultetit Juridik.

Kjo është gjenerata e 27 që nga themelimi i këtij universiteti. (TVM2)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjistrimi 2021: Rreth 80 % e të papunëve në Maqedoni janë me arsim fillor ose të mesëm

Story i radhës

Humbi jetën nga atentati me tritol, zbulohet e shkuara e errët e Aleksandër Sadikajt

Të fundit nga