regjistrimi 2021 komuna me me se shumti banore eshte aerodromi 205 vendbanime jane te zbrazura 63a3083e1b8f9

Regjistrimi 2021: Komuna me më së shumti banorë është Aerodromi, 205 vendbanime janë të zbrazura

December 21, 2022
1 minut lexim

Shkup, 21 dhjetor – Në periudhën e zbatimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2021, në vend ka gjithsej 1 781 vendbanime, ndërsa 205 janë vendbanime të zbrazëta, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

 

Në Shkup jetojnë 526 502 banorë, ka 171 171 amvisëri dhe 213 850 banesa.

“Vendbanimi me numrin më të madh të banorëve është Aeroporti i Shkupit me 75 108 banorë, pasuar nga Kumanova me 75 051 banorë, Manastiri me 69 287 banorë, Prilepi 63 308 banorë, Tetova me 63 176 banorë…., theksohet në kumtesën e ESHS-së duke iu referuar rezultateve të regjistrimit.

Sipas të dhënave të marra me këtë operacion statistikor, 684 vendbanime janë më pak se 100 banorë, ndërsa 218 vendbanime më pak se 10 banorë.

“Më shumë amvisëri kanë në Aerodrom – 27026, pasuar nga Manastiri me 24974, Kumanova me 23451, Prilepi me 22763, Tetova me 17948, ndërsa në 381 vendbanime ka 10 e më pak amvisëri. Më së shumti banesa ka në Aerodrom – 34.415, ndërsa në 116 vendbanime ka më pak se 10 banesa”, tregojnë rezultatet nga regjistrimi.

Vendbanime me më së shumti popullatë të re të moshës 0 deri në 14 vjeç janë: Çairi, Aerodromi dhe qytetet Kumanova dhe Tetova, ndërsa me popullsi të vjetër të moshës prej 85 vjeç e lart janë: Karposhi dhe Qendra në Shkup dhe qytetet Manastiri, Prilepi, Velesi, Ohri. …

Enti Shtetëror i Statistikës, në përputhje me Programin për publikimin dhe shpërndarjen e të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, në grupin e fundit të të dhënave të regjistrimit, i publikoi të dhënat në nivel të vendbanimeve edhe kjo gjithsej popullsi rezidente, amvisëri dhe banesa, amvisëri dhe banesa, gjithsej popullsi rezidente sipas grupmoshave 5-vjeçare, dhe gjithsej popullsi rezidente sipas prononcimit së përkatësisë etnike.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

akp ka bere shpallje publike per qiradhenien e 196 pronave shoqerore 63a307dfde4b2
Story i mëparshëm

​AKP ka bërë shpallje publike për qiradhënien e 196 pronave shoqërore

bekteshi mbeshtesim ne vazhdimesi zejtarine dhe krijojme kushte per rritjen e ketij aktiviteti te rendesishem 63a308482551c
Story i radhës

Bekteshi: mbështesim në vazhdimësi zejtarinë dhe krijojmë kushte për rritjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni
ShkoLartë