regjisori i the brutalist nuk ka fituar asnje dollar nga filmi i tij me nominim oskar 67b4eb0fb27e3

​Regjisori i “The Brutalist” nuk ka fituar “asnjë dollar” nga filmi i tij me nominim Oskar

February 18, 2025
1 minut lexim

Regjisori Brady Corbet ka thënë se nuk ka fituar “asnjë dollar” nga filmi i tij i nominuar për Oskar, “The Brutalist”, gjatë një intervisteje në të cilin ai gjithashtu theksoi pasigurinë financiare me të cilën përballen shumë regjisorë të tjerë.

“Unë sapo udhëhoqa tre reklama në Portugali… është hera e parë që kam bërë para ndër vite, me të vërtetë”, tha Corbet në emisionin e tij podcast.

“Unë dhe partnerja ime kemi bërë zero dollar nga dy filmat e fundit që kemi krijuar… Pra ne kemi mbijetuar disi vetëm me një pagë të fituar nga tre vite më parë”, tha ai në një episodë të lancuar të hënën.

Corbet ka fituar pothuajse çdo çmim të madh këtë sezon deri tani. Filmi i tij, një epikë që zgjat tre orë e gjysmë dhe tregon historinë e trilluar të arkitektit Laszlo Toth, një i mbijetuar i Holokaustit hungarez që nis një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, është nominuar për 10 çmime Oscar.

Corbet tha se nuk është i vetmi regjisor që po lufton me gjendjen financiare të industrisë, duke shtuar se ka biseduar me shumë të tjerë që “kanë filma të nominuar këtë vit dhe nuk mund të paguajnë qiranë e tyre”.

Pasi filmat e tyre kanë pasur premierë, regjisorët nisin turne promovuese dhe fushata çmimesh, të cilat shpesh janë disa muaj të gjata, i marrin të gjithë kohën e tyre dhe janë të papaguara, shkruan CNN News.

“Filmi ynë pati premierën në shtator, kështu që unë po bëj këtë për gjashtë muaj dhe nuk kam pasur asnjë të ardhur sepse nuk kam kohë për të punuar. As nuk mund të marrë një punë për të shkruar në momentin e tanishëm”, tha Corbet, duke përshkruar “çmendurinë” e udhëtimeve që përfshihen në promovimin e një filmi ndërkombëtarisht dhe në SHBA.

Pavarësisht përmasave dhe ambicies së tij, “The Brutalist” u realizua relativisht me një buxhet të ulët sipas standardeve të Hollivudit, rreth 10 milionë dollarë. Megjithatë, i deshën Corbet shtatë vjet për ta realizuar dhe disa përpjekje për të mbledhur financimin e nevojshëm për të.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nxenesit e shkolles bajram sadriu ne berjahe ne telashe me transportin 67b4e9e10e852
Story i mëparshëm

Nxënësit e shkollës “Bajram Sadriu” në Berjahë në telashe me transportin

kryeministrja daneze ngre alarmin situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurise ne europe eshte me e keqe se lufta e ftohte 67b4efbd84f80
Story i radhës

Kryeministrja daneze ngre alarmin/ Situata aktuale gjeopolitike dhe e sigurisë në Europë është më e keqe se Lufta e ftohtë

Të fundit nga

Vdes Nazmi Shabani, ish-luftëtari i UÇK-së

Me dhembje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Shabani. Ai ndërroi jetë papritmas pas një sulmi të befasishëm që fatkeqësisht i
ShkoLartë