nxenesit e shkolles bajram sadriu ne berjahe ne telashe me transportin 67b4e9e10e852

Nxënësit e shkollës “Bajram Sadriu” në Berjahë në telashe me transportin

February 18, 2025
min lexim

Prindërit gjakovarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për fëmijët që jetojnë në disa fshatra të Gjakovës, për shkak të mungesë së transportit për linjën Nivokaz-Berjah dhe Berjah-Stubëll. Nga komuna thonë se e kanë shpallur tenderin, por që nuk ka konkurruar askush, ndërkohë prindërit kërkojnë një zgjidhje pasi shkolla për këta nxënës është larg.

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Bajram Sadriu” në Berjahë thonë se për shkak të ndërprerjes së transportit për nxënës janë të detyruar që ta lënë edhe punën sepse, siç thonë ata, rruga që duhet ta kalojnë paraqet rrezik.

“Jemi të shqetësuar sa i përket transportit për fëmijët tanë për në shkollë. Ne nuk mundemi mi sjellë vet sepse jemi shumica nëpër punë. Rruga është e asfaltuar dhe po ndodhë qarkullimi me shpejtësi shumë të madhe, ka shumë qenë endacak. Kështu që nuk po di çka janë duke bërë. Herë po na i transportojnë herë jo”, tha Islam Hasani, përfaqësues i prindërve.

“Edhe këtë vit po kemi problem për transport. Ka shumë vështirësi. Unë i kam 4 fëmijë, më shumë se 2.5 km e kanë njërin drejtim deri në shtëpi,  kështu që iu kisha lutur që të na sigurojnë transportin e fëmijëve”, tha Gani Osmani, prind.

Demë Sadiku, përfaqësues i kompanisë për transport theksoi se ai është në pozitën më të keqe sepse vet ka punuar 45 vjet në arsim dhe e di rëndësinë se  çka do të thotë të humbe një ditë mësimi.

“Me të vërtetë unë nuk kam mund më tepër të bëjë, 15 ditë i kam bartur pa të holla, kështu që të paktën shpenzimet me qenë sepse nuk po mundem me i përballu”, tha ai.

Në Komunën e Gjakovës thonë se në linjën e transportit Nivokaz-Berjah dhe Berjah-Stubëll, edhe pas thirrjes publike të shpallur muajin e kaluar nga Drejtoria e Arsimit, nuk ka konkurruar askush. Ata bëjnë me dije se është rishpallur tenderi për kompanitë e interesuara.

“Vlen të përmendim se sot është themeluar komisioni i vlerësimit të dosjeve të këtyre linjave të transportit të rishpallura sepse radhën e kaluar nuk ka konkurruar asnjëra nga kompanitë të cilat transportojnë nxënësit, edhe pse komuna e Gjakovës përmes procedurave të prokurimit kishte shpallur tenderin, kurse kësaj radhe uroj që kompanitë e transportit të kenë konkurruar në këto 6 linja sepse nëse nuk kanë konkurruar ne shkojmë prapë në të njëjtën procedurë, rishpallje të tenderit”, tha Zymber Berisha, drejtor i Arsimit në Gjakovë.

Sipas zyrtarëve të arsimit në Gjakovë, deri më tash janë 47 kompani të cilat, pas vlerësimit të komisionit për shqyrtimin e ofertave, i kanë nënshkruar kontratat e tyre për transportin e nxënësve nëpër shkollat e kësaj komune.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

toronto dalin nga spitali shumica e te lenduarve nga perplasja e avionit 67b4e92e3dc4c
Story i mëparshëm

Toronto, dalin nga spitali shumica e të lënduarve nga përplasja e avionit

regjisori i the brutalist nuk ka fituar asnje dollar nga filmi i tij me nominim oskar 67b4eb0fb27e3
Story i radhës

​Regjisori i “The Brutalist” nuk ka fituar “asnjë dollar” nga filmi i tij me nominim Oskar

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë