Regjimi sirian i Bashar Al-Asadit pohoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në aeroportin e Damaskut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit, SANA, e cila bazohet në një burim ushtarak, Izraeli ka kryer një sulm ajror në aeroportin e Damaskut rreth orës 02:00 me kohën lokale.
Agjencia tha se në sulm kanë vdekur dy ushtarë të regjimit dhe se aeroporti është jashtë shërbimit.
Dihet se përveç ushtrisë së regjimit, në kryeqytetin Damask dhe zonat rurale ekzistojnë grupe terroriste nën komandën e Gardës Revolucionare iraniane dhe veçanërisht elementë të Hezbollahut libanez.
Regjimi i Asadit pohoi gjithashtu se forcat izraelite kryen sulm në Damask më 20 dhjetor.
Zyrtarët izraelitë në përgjithësi përmbahen nga komentimi i sulmeve në territorin e Sirisë. Që nga viti 2011, kur filloi lufta civile, Izraeli ka kryer herë pas here sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri.