regjimi i assadit pretendon se izraeli kreu sulm ajror ne damask 642541623e424

Regjimi i Assadit pretendon se Izraeli kreu sulm ajror në Damask

March 30, 2023
1 minut lexim

Regjimi i Bashar al-Assadit në Siri ka pretenduar se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj disa pikave në kryeqytetin Damask, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë së lajmeve SANA të regjimit, të cilin e bazon në një burim ushtarak, thuhet se disa pika përreth qendrës së qytetit Damask janë vendosur në objektiv me sulmin ajror nga forcat izraelite.

Si pasojë e sulmit janë plagosur 2 elementë të regjimit njoftohet në lajmin ku thuhet se “Sistemet tona të mbrojtjes ajrore duke përballuar raketat e armikut rrëzuan disa prej tyre dhe u shkaktuan dëme”.

Ndërkohë, autoritetet izraelite nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin në fjalë.

Në Damask dhe zonat në periferi të tij, dihet se krahas ushtrisë së regjimit ka prani të grupeve terroriste nën urdhrin e Gardës Revolucionare të Iranit dhe kryesisht elementë të Hezbollahut libanez.

Që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme, Izraeli kryen herë pas here sulme kundër grupeve me mbështetje iraniane dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri.





MARKETING

RENT A CAR

aksidentohet nje autobus ne turkiye 2 te vdekur dhe 21 te lenduar 642540e9d6bdd
Story i mëparshëm

Aksidentohet një autobus në Türkiye, 2 të vdekur dhe 21 të lënduar

shoferi ne gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patente shoferi 642542cc2f5f1
Story i radhës

Shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë