Aksidentohet një autobus në Türkiye, 2 të vdekur dhe 21 të lënduar

Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Erzincan të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Aksidenti ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm në aksin rrugur Erzincan – Sivas ku ka borë dhe akull. Sipas të dhënave paraprake dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e ambulancës, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD-it (Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave).

Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në spitalet ne Refahiye dhe Erzincan, pasi në vendngjarje iu dha ndihma e parë.





Story i mëparshëm

Ukraina thotë se ushtria ruse ka shënuar sukses në Bahmut

Story i radhës

Regjimi i Assadit pretendon se Izraeli kreu sulm ajror në Damask

Të fundit nga