refuzohet serish rasti alfa ash e seles perkthyesit e vmro se vlen tregojne pafuqine e tyre 6762fa09ac1ef

Refuzohet sërish rasti “Alfa”, ASH e Selës: Përkthyesit e VMRO-së, VLEN tregojnë pafuqinë e tyre…

December 18, 2024
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj vendit të Gjykatës Themelore Penale për moskthim në rigjykim të rastit Alfa.

Nga ASH thonë se ankesa në këtë rast duhet të pranohet pa asnjë dilemë, mirëpo koalicioni VLEN në qeveri po hesht sërish edhe ndaj këtij rasti ku po shkilen shqiptarët, sepse siç thonë nga ASH, VLEN janë të pafuqishëm.

Reagimi i plotë:

▪︎ SKANDALOZE – Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit. Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë.

P.S. Përfaqësuesit politikë shqiptar vLEN gjegjësisht përkthyesit e VMRO-DPMNE-së, si gjithmonë, heshtin përballë rasteve kur shkilen shqiptarët duke treguar pafuqinë e tyre politike, e bejnë si papagallë, kur nuk i pyet askush. Turp!

– Krenar Lloga, ish ministër i Drejtësisë dhe nënkryetar i ASH

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bianca censori kopjon veshjen e kim kardashian 6762f5d3cc1a6
Story i mëparshëm

Bianca Censori kopjon veshjen e Kim Kardashian?

avaramoski zvarritje e qellimshme e lendes shenjestra fortesa 6762fa7fd19f8
Story i radhës

Avaramoski: Zvarritje e qëllimshme e lëndës “Shënjestra-Fortesa”

Të fundit nga

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të
ShkoLartë