reforma territoriale berisha akuza mazhorances mandatet u perdoren kunder qytetareve deputetet peng i korrupsionit 6ac8d537f0450

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Mandatet u përdorën kundër qytetarëve, deputetët peng i korrupsionit

October 9, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas miratimit të reformës së re territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin e mazhorancës si një “krim kolektiv” dhe një akt antikombëtar që, sipas tij, cenon interesat e qytetarëve.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha kritikoi vendimin e marrë pas mesnatës, duke pretenduar se reforma godet drejtpërdrejt banorët e 15 bashkive të vendit.

Lideri demokrat akuzoi deputetët e mazhorancës se kanë votuar në kundërshtim me interesat e qytetarëve që përfaqësojnë, ndërsa pretendoi se vendimmarrja është ndikuar nga korrupsioni dhe interesat politike.

“Mbrëmë pas mesnate në një akt flagrant antikombëtar, anti-qytetar, krimi, pengmarrje dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit për asgjësimin e tyre.

Deputetët e partisë së krimit në unison shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre, të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjen dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan ne një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive“, u shpreh Berisha.

Duke vijuar kritikat ndaj hartës së re territoriale, kreu i PD-së theksoi rëndësinë që ka organizimi territorial për qytetarët dhe komunitetet vendore.

Sipas tij, reforma territoriale lidhet ngushtësisht me të drejtën e komuniteteve për vetëqeverisje, zhvillimin e zonave të tyre dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike.

“Reforma territoriale është padyshim në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme, sepse kjo reformë ka të bëjë me vetëqeverisjen e komuniteteve, ka të bëjë me qeveritë vendore të cilat kanë mision zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

partite serbe shtojne pranine ne maqedoni bogdanoviq del me subjekt te ri politik 6ac8be61d14c9
Lajmi i mëparshëm

Partitë serbe shtojnë praninë në Maqedoni, Bogdanoviq del me subjekt të ri politik!

arrestohet ne mal te zi propaganduesi i putin 6ac8d590d9507
Lajmi i radhës

Arrestohet në Mal të Zi propaganduesi i Putin

Të fundit nga

Arrestohet në Mal të Zi propaganduesi i Putin

Mihail Zvinçuk, themeluesi i rrjetit rus të propagandës “Rybar”, u arrestua sot në Risan të Malit të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë, si pjesë e një operacioni kundër aktiviteteve hibride, shkruan
ShkoLartë