arrestohet ne mal te zi propaganduesi i putin 6ac8d590d9507

Arrestohet në Mal të Zi propaganduesi i Putin

October 9, 2026
1 minut lexim

Mihail Zvinçuk, themeluesi i rrjetit rus të propagandës “Rybar”, u arrestua sot në Risan të Malit të Zi së bashku me disa bashkëpunëtorë, si pjesë e një operacioni kundër aktiviteteve hibride, shkruan Pravda.

Mes të arrestuarve janë bashkëshortja dhe kolegia e Zvinçuk, Valeria Zvinçuk, si dhe tre persona të tjerë.

Aksioni po realizohet nga policia malazeze në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur rrjetin “Rybar” me propagandën e Kremlinit dhe me operacionet e ndikimit përmes informacionit. Qeveria britanike pretendon se Zvinçuk është bashkëpronar dhe drejtor i “Rybar”, raporton KosovaPress.

Sipas informacioneve të tyre, puna e rrjetit koordinohet pjesërisht nga zyra e presidentit rus Vladimir Putin, financohet nga korporata shtetërore “Rostec” dhe bashkëpunon me shërbimet sekrete ruse.

Zvinçuk është nën sanksione britanike, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përfshirë atë në listën e personave të lidhur me ndikim keqdashës në zgjedhjet amerikane.

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes programit “Rewards for Justice”, ofron deri në 10 milionë dollarë për informacione që ndihmojnë në identifikimin ose kapjen e akterëve të huaj që ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reforma territoriale berisha akuza mazhorances mandatet u perdoren kunder qytetareve deputetet peng i korrupsionit 6ac8d537f0450
Lajmi i mëparshëm

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Mandatet u përdorën kundër qytetarëve, deputetët peng i korrupsionit

te shtena paralajmeruese ne kufirin me greqine policia ndalon 15 migrante 6ac8da6566be4
Lajmi i radhës

Të shtëna paralajmëruese në kufirin me Greqinë, policia ndalon 15 migrantë

Të fundit nga

ShkoLartë