partite serbe shtojne pranine ne maqedoni bogdanoviq del me subjekt te ri politik 6ac8be61d14c9

Partitë serbe shtojnë praninë në Maqedoni, Bogdanoviq del me subjekt të ri politik!

October 9, 2026
1 minut lexim
ppp

Skena politike në Maqedoninë e Veriut po zgjerohet me një tjetër parti me identitet serb. Ish-kryetari i Komunës Qendër në Shkup dhe ish-funksionari i LSDM-së, Sasha Bogdanoviq, rikthehet në politikë me Lidhjen Demokratike Serbe.

Partia e re do të mbajë sonte, në orën 18:00, kongresin e parë zgjedhor në sallën e vogël të Filarmonisë në Shkup, ku pritet të prezantohen strukturat drejtuese dhe orientimi politik i saj.

Bogdanoviq, i cili në vitin 2017 u zgjodh kryetar i Komunës Qendër si kandidat i LSDM-së, kishte paralajmëruar që në mars formimin e subjektit të ri.

Ai ka deklaruar se emri i partisë lidhet me traditën e organizimit politik të serbëve në këto treva, por ka theksuar se Lidhja Demokratike Serbe nuk do të kërkojë mbështetje vetëm nga komuniteti serb, por nga qytetarët e të gjitha përkatësive etnike.

Me këtë iniciativë, në skenën politike të Maqedonisë së Veriut shfaqet një tjetër subjekt që synon të përfaqësojë interesa politike përmes organizimit me identitet serb.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

andonovski aplikacioni m sherbime do te promovohet me 28 tetor 6ac8bce2922c7
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Aplikacioni “m.Shërbime” do të promovohet më 28 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë