“Atë çfartë ka bërë Rusia është shkelje direkte e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe arkitekturës së sigurisë evropiane. Nuk flas për ndonjë rrrezik konkret këtu në fqinjësi, megjithatë shkelja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare e vë botën në rrezik për luftra të reja, konflikte të reja dhe qasje të reja të llojit: shtetet e mëdhaja të sulmojnë dhe aneksojnë shtete më të vogla… Ne nuk do t’i pranojmë rezultatet e referendumeve të këtilla.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Fakti që në diskursin e përditshëm politik flitet për luftë nukleare, duhet të alarmohet i gjithë komuniteti ndërkombëtarë, tha Osmani, duke shtuar se edhe në shoqërinë tonë, një pjeseje të qytetarëve duhet t’ju sqarohet për dëmet e agresorit rus dhe çka do të thotë kjo për interesat nacionale.
“Fakti që lufta nukleare ka hyrë në diskursin e përditshëm të politikës, kjo është e rrezikshme në vetvete, pasi vetëm përmendja në këmbimet ditore të qëndrimeve politike në luftë nukleare është tejkalim i një barriere psikologjike që nuk ka qenë e mundur të kapërcehet në dekadat e fundit.”, tha Osmani.
Me ambasadën ruse në vend, Osmani tha se nuk zhvillon komunikime politike dhe s’ka raporte përveç atyre protokollare, që i bën shërbimi i Ministrisë së Jashtme.