Reduktohet numri i garave

May 26, 2022
1 minut lexim

Gara e Çmimit të Madh të Finlandës në MotoGP, e parashikuar për t’u zhvilluar më 10 korrik, është anulluar dhe është hequr nga kalendari i garave të këtij sezoni. Punët që janë duke u kryer ende në pistën e “Kymi Ring” dhe problemet gjeopolitike si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë detyruar organizatorët e garës ta anulojnë atë.

“Situatat e krijuara së fundi kanë vënë në rrezik vijimin normal të punëve në pistën e re.

Ndaj, pas një bisede mes të gjitha palëve, është vendosur që të anullojmë garën dhe ta zhvillojmë atë vitin tjetër”, tha në një komunikatë Dorna, kompania që administron garat e motoçiklizmit.

Botërori i MotoGP do të rikthehej këtë vit në Finlandë pas 40 vitesh, por gjithçka është shtyrë për sezonin tjetër. Dorna ka bërë me dije se gara e anulluar nuk do të zëvendësohet me një tjetër, duke bërë që numri i garave për këtë sezon të zbresë nga 21 në 20. Këtë verë, botërori i MotoGP do të ketë pushime verore më të gjata, pasi do të ndalet nga 26 qershorit (gara e Holandës) deri më 7 gusht (gara e Anglisë).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita kërkon zgjedhje për liderët e tyre të kenë mandat deputeti

Story i radhës

Kyçyk: Si po lejojmë ecjen e Shqipërisë dhe po bllokojmë Maqedoninë e Veriut, të cilëve u themi vëllezër

Të fundit nga

ShkoLartë