Redon Makashi “ironizon” këngëtarët e rinj: Mbaj barkun me dorë nga të qeshurat kur këndojnë

November 20, 2022
1 minut lexim

Redon Makashi ka folur në një intervistë për prurjet e reja që i shtohen tregut muzikor shqiptar.

Këngëtari i njohur tha se këngëtarët e rinj e kanë shumë të lehtë të bëhen të famshëm, por shtoi se kur i dëgjon duke kënduar live është “për të mbajtur barkun nga të qeshurat”. “Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë, një pjesë nuk ka lidhje me muzikën, ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera.

Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje, ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’. Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur, dhe bëjnë gjënë më të shpejtë. Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur.

Nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime. Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U dënua për ndërtim pa leje, reagon për herë të parë Mimoza Ahmeti: Do jap leksione publike, drejtësia këtu është një përzierje…

Story i radhës

Arsyet pse nuk duhet të anashkaloni kurrë vaktin e mëngjesit

Të fundit nga

ShkoLartë