Gështenjat përgjithësisht na kujtojmë se festat e fundvitit po afrojnë. Praktikisht, periudha më e bukur e vitit! Recetat ku mund ti përdorim gështenjat janë të shumta, por ne po ju sjellim sot një shumë të thjeshtë të supës.
INGREDIENTËT
250 gr qiqra
200 gr gështenja
100 gr domate
4 feta bukë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper
UDHËZIMET
1.Grini hudhrën dhe majdanozin dhe i hidhni në vaj të ngrohtë në temperaturë të ulët.
2.Shtoni gështenjat dhe i lini të skuqen për pak minuta.
3.Më pas hidhni tulin e domates , qiqrat, pak kripë e piper.
4.Pas pesë minutash, shtoni rreth 2 kile ujë për të zierë qiqrat.
5.Pasi ka përfunduar zierja hiqni supën dhe e vendosni në frigorifer të mbuluar.
6.Në momentin e fundit ngroheni supën në temperaturë të ulët.
7.E shoqëroni me bukë të thekur dhe nëse ju pëlqen edhe me djathë grana./neps
Burimi: GAZETA.MK