Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq

November 12, 2024
min lexim

Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthime pranë një anijeje tregtare që po udhëtonte përmes Detit të Kuq më 12 nëntor, edhe pse nuk është raportuar menjëherë për ndonjë dëm në këtë anije, thanë autoritetet perëndimore. Më pas, rebelët jemenas pretenduan se kishin sulmuar luftanije amerikane.

Sulmi vjen në kohën kur rebelët po vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve që kalojnë përmes kësaj rruge të rëndësishme tregtare. Sulmet e tyre nisën një vit më parë, pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Izraeli po ashtu është duke kryer një ofensivë tokësore në Liban.

Rebelët Huthi kanë insistuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre për aq koh sa të vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, një panel i ekspertëve i Kombeve të Bashkuara tani pretendon se si pasojë e sulmeve të rebelëve, tregtarët mund të përballen me kërkesën që të paguajnë miliona dollarë në muaj që të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes kësaj zone.

Anija që udhëtoi në pjesën jugore të Detit të Kuq, rreth 130 kilometra larg nga porti i Hodeidës, që gjendet nën kontrollin e rebelëve, raportoi se ishte sulmuar, tha Qendra detare e marinës së Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk është raportuar për të plagosur në bordin e anijes pas shpërthimeve dhe anija ka vazhduar rrugëtimin e saj.

Zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, pretendoi se kanë sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq me raketa balistike dhe dronë. Ende është e paqartë nëse ky pretendim është i lidhur me raportimin e bërë nga autoritetet britanike, por incidente të ngjashme të sulmeve të rebelëve ndaj anijeve të tjera kanë ndodhur edhe më herët.

Rebelët Huthi kanë shënjestruar mbi 90 anie tregtare me raketa dhe dronë anijet tregtare që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Ata kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër marinarë.

Rebelët thonë se shënjestrojnë anije që janë të lidhura me Izraelin, SHBA-në apo Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se me sulmet e tyre synojnë t’i japin fund fushatës ushtarake izraelite në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara nuk kishin lidhje me këto shtete apo me konfliktin./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mevlani, Sarës: Ti e ke në qejf Drilonin – Ja reagimi i saj

Story i radhës

Publikohet mega-hiti nga Alban Skenderaj e Ledri Vula

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë