Realiteti në terren dikton zhvillimet e reja…

March 1, 2022
min lexim

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk. Në Kremlin ai nënshkroi dekretin përkatës. Njëkohësisht ai udhëzoi edhe dërgimin e trupave.

Ky realitet i ri nuk u diskutua fare në Kuvendin e Kosovës, përkundrazi mu në këtë kohë opozita shqipfolëse kërkonte nga Qeveria Kurti të hynte në dialog të menjëhershëm me Serbinë dhe me Vuçiqin. Çuditërisht opozitari më i zëshëm ndër ta “Çe Guevara” i AAK-së kërkonte zgjedhje të reja në korrik-gusht, nga një studio e kanalit T7, mu në kohën kur bota po rrezikohet dhe është në prag të një lufte shkatërruese nukleare, LUFTËS SË TRETË BOTËRORE.

Deri kur do të shkon kjo çorodi opozitarizmi vështirë është vështirë të kuptohet, kur kësaj t’i shtohet kori i sindikalistëve “luftarakë”, të administratës së gjykatave, nga të cilët nuk u dëgjua asnjëherë, së paku zëri i shterur kundër hajnisë, fajdeve, korrupsionit, ndryshimeve kadastrale serbo-shqiptare të ndërmjetësuara nga avokatë dhe gjykatës vendorë.

Nuk do të ketë republikë serbe, nuk do të ketë autonomi, nuk do të ketë status special… të themi se është ashtu… derisa strukturat okupuese në Kosove do të legalizohen… Kush do të garantojë që ato komuna legale, të cilat edhe ashtu kanë elemente të pushtetit ekzekutiv, si policinë lokale dhe komandantët “legal” dhe si do të pengohet legalisht armatosja e popullatës…

Edhepse u pat bërë çarmatosja e UÇK-së, asnjëherë nuk u bë demilitarizimi i veriut, as çarmatosja e strukturave ilegale. Pra, këto çështje janë praktike dhe çka do të ndodhë nëse kryetarët e komunave serbe nuk i pranojnë ligjet e Kosovës, nëse bëjnë diskriminimin e popullatës vendore jo serbe… Cili do të jetë reagimi i pushtetit qendror, kur tash në kushte të izolimit ndërkombëtar ato struktura veprojnë… dhe në çfarë niveli të pushtetit do të ketë pushteti qendror në raport me KFOR-in, kur atë të drejtë do ta ushtrojë pushteti lokal i kufizuar me Serbinë…

Si do të mundet Kosova t’i kontrollojë kufijtë e jashtëm nëse bëhet legalizimi i strukturave okupuese, përmes çfarëdo forme asociacioni. Kontrolli i kufijve nuk është vetëm në pikat doganore, por edhe në ato alternative… pastaj kush do të kontrollojë hekurudhën që lidhet me Serbinë, dhe kush do t’i kontrollojë trenat në t’ardhmen, janë shumë çështje të hapura praktike… dhe është dytësore se ç’thotë Kushtetuta apo marrëveshja Ahtisaari, realiteti në terren do ta përcaktojë të ardhmen e Kosovës…

Nga dialogu shterp dhe i pakuptimtë në Bruxelles, Serbisë në të kaluarën iu janë bërë shumë koncesione dhe janë krijuar shumë probleme të mëdha për Kosovën. Fusnota do të paraqesë një problem më të madh, sepse fusnota po përcakton realitetin e sotëm të Kosovës. Vet fakti që 5 shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, dhe Ashton më herët, pastaj Mogherini dhe tash Borell silleshin dhe sillen si neutralë ndaj Pavarësisë e bënë më të qartë të ardhmen e Kosovës… Koha nuk po ecën në favor të Kosovës …

Nuk thotë askush të mos ketë bisedime, por jo pranim disfatës të tyre… Më mirë të zvarriten ato sesa të pranohet një status i konfliktit të ngrirë brenda institucional dhe konstitucional sesa me “Zajednicën” brenda, kur për një gjë më të vogël problemet do të adresohen në Gjykatën Kushtetuese…

Të gjithë po harroni se ish Jugosllavia kishte Kushtetutë, por u shpërbë, çfarë garancie patën Thaçi si president (tashmë e disa kohë në birucë) dhe Mustafa, si ideator-dizajnues i “Zajednicës”, që kjo nuk do të ndodhë njëjtë me Kosovën jo funksionale… realiteti në terren dikton zhvillimet e reja…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

CNN: Njerëzit që po ikin nga Ukraina po sëmuren, kanë pritur në radhë për ditë të tëra

Story i radhës

PD padi Sakos së Durrësit, refuzoi dëshminë, pjesë e grupit kriminal të inceneratorëve

Të fundit nga

ShkoLartë