Real Madridi synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Carlo Ancelotti e ka kërkuar një mbrojtës të majtë, në mënyrë që “Los Blancos” të jenë më të fortë në pjesën e dytë të sezonit.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton se objektiv i kampionëve të Spanjës dhe të Evropës mbetet Alphonso Davies.
Natyrisht, është vështirë e imagjinueshme që një klub si Bayern Munich ta lëshojë në mes të sezonit njërin prej lojtarëve të tij kryesorë.
Por, një ofertë e majme e madrilenëve mund ta ndryshojë situatën dhe përfaqësuesi kanadez, i cili ka kontratë më gjigantin bavarez deri në vitin 2024, mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, për t’u ribashkuar me David Alaban.
E një opsion më i kapshëm është ai i Fran Garcias, i cili është rritur në akademinë e “Los Blancos”, por që nga viti 2020 luan në Rayo Vallecano.
Për të, Realit do t’i mjaftonin 5 milionë euro për ta risjellë në Madrid.