Real Madridi duket se është “ftohur” nga interesimi për ta transferuar Erling Haalandin.
Lëndimet e fundit të futbollistit dhe kërkesat e Mino Raiolas e kanë “trembur” gjigantin spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”.
Ylli i Borussia Dortmundit lidhej me një kalim tek “Los Blancos” për një transferim të shtrenjtë gjatë verës që vjen.
Por dalëngadalë, lideri i La Ligas po e humb interesimin për sulmuesin e rrezikshëm.
Ndërkohë, Haalandin e duan me ngulm Manchester City dhe Barcelona.