Reali favorit, Klopp: Rëndësi ka vetëm ngjyra e medaljes!

min lexim

Jurgen Klopp do të shijojë finalen e katërt në Champions League si trajner. Dy të parat i humbi me Borussia Dortmund dhe Liverpool (2013, 2018), në vitin 2019 triumfoi ndaj Tottenham, ndërsa sonte do të sfidojë sërish Realin, me objektivin hakmarrje dhe për t’i dhuruar “The Reds” trofeun e shtatë në histori.

“Do të përballemi me skuadrën më të suksesshme në këtë kompeticion, që ka një trajner që e ka fituar tre herë këtë trofe. Po mendojmë vetëm një gjë: si të shprehim futbollin tonë në fushë”, deklaron trajneri gjerman përpara duelit të madh.

Më pas një koment për situatën dhe për humbjen 3-1 të katër viteve më parë në finalen e Kievit. “Duke marrë parasysh historinë dhe eksperiencën e kundërshtarit, unë mendoj se Reali është favorit. Por, nëse ne jemi në formë është e vështirë të na përballojnë.

Ne humbëm katër vite më parë, por nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev. Jem të lumtur që ndodhemi në finale. Nuk ka rëndësi ajo çfarë kanë bërë djemtë deri tani, rëndësi ka vetëm ngjyra e medaljes. Ne jemi gati.

Kemi mësuar të fitojmë, djemtë janë rritur jashtëzakonisht shumë në tre vitet e fundit. Jemi pjesë e një klubi të madh. Ekipi? Thiago është stërvitur me skuadrën, e njëjta gjë edhe për Fabinhon. Gjendja e tyre shpirtërore është e shkëlqyer.

Mane te Bayern Munchen? Sadio është në formën më të mirë të karrierës së tij. Nuk më plas fare për zërat që e lidhin me një transferim te Bayerni”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beatrix Ramosaj fituese e “Netëve të klipit shqiptar”

Story i radhës

ESHS: Nataliteti është rritur, por rritja natyrore edhe mëtej negative

Të fundit nga