real madridi po perballet me lendime ancelotti do tia ndryshoje poziten camavingas 63d4eab0ad20e

Real Madridi po përballet me lëndime, Ancelotti do t’ia ndryshojë pozitën Camavingas

January 28, 2023
1 minut lexim

Eduardo Camavingas mund t’i kërkohet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes në ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga, kundër Real Sociedadit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, teksa “Los Blancos” synojnë fitoren e radhës për të mbajtur hapin me Barcelonën, që prin në tabelë me tri pikë më shumë.

Megjithatë, përpara ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti po përballet me probleme nga lëndimet në mbrojtje, teksa kërkon zgjidhje në orët e mbetura para ndeshjes.

Ferland Mendy u detyrua të largohej në fitoren e Real Madridit në Kupën e Mbretit, ndaj Atletico Madridit në mesjavë, teksa Camvinga e mbylli ndeshjen si mbrojtës i majtë.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Ancelotti do t’i kërkojë 20-vjeçarit të luajë sërish në atë pozitë, edhe kundër Real Sociedadit.

David Alaba, futbollisti që luan edhe si mbrojtës i krahut të majtë, do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e nesërme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

finalja e madhe danimarka franca 63d4e86ccb39e
Story i mëparshëm

Finalja e madhe: Danimarka – Franca

28 janari dita nderkombetare e privatesise 63d4ebdd1824b
Story i radhës

28 janari – Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Të fundit nga

ShkoLartë