28 janari – Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

28 janar – Sot shënohet Dita Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ndryshe e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë.

Nevoja për të mbrojtur të dhënat personale është një shqetësim në rritje në shoqëritë informative bashkëkohore, të cilat karakterizohen me zhvillime teknologjike. Përderisa individët duhet të mbrohen nga mbledhja e padëshiruar, përdorimi dhe transferimi i të dhënave të tyre nga palët e treta, kjo nuk duhet të pengojë në rrjedhën e lirë të informatave që është e nevojshme për të nxitur debatin lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm në shoqëritë demokratike.

Nenet 8 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbështesin të drejtën për respektimin e të drejtës për jetën private dhe të drejtën për lirinë e shprehjes dhe kërkojnë një drejtpeshim të duhur mes tyre në raste konflikti.

Para 40 vjetësh, Konventa 108 e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Individëve lidhur me procesimin automatik të të dhënave personale ka qenë traktati i parë ndërkombëtar që ka përcaktuar standardet në këtë fushë, duke formësuar kështu mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave në Evropë dhe më tej.

Në vitin 2018, është miratuar një protokoll amandamentues për të modernizuar Konventën (i njohur si Konventa 108+) në mënyrë që të trajtojë sfidat, të cilat rezultojnë nga përdorimi i informatave të reja dhe teknologjitë komunikuese si dhe për të fuqizuar zbatimin e vet efektiv.

Në nivel të BE-së, Rregullorja e vitit 2016 për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave (RMPD) (në origjinal: GDPR, Regulation (EU) 2016/679) parasheh një kornizë konkrete dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe konsiderohet si një rregullore më gjithëpërfshirëse dhe e avancuar në mbarë botën.

Në nivel vendor, Ligji nr. 06/L –082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është miratuar me qëllim të mbrojtjes përkatëse të të dhënave personale duke i dhënë kështu Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) rolin kyç për mbikëqyrjen e zbatimit të tij.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Real Madridi po përballet me lëndime, Ancelotti do t’ia ndryshojë pozitën Camavingas

Story i radhës

Çekët votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Të fundit nga