Real Madridi bën gati sulmin e radhës për Mbappe në verë

Reali i Madridit nuk heq dorë nga Kylian Mbappe. Gjigantët spanjollë po përgatisin sulmuesin e radhës për sulmuesin, në verën e vitit të ardhshëm.

Ylli i Francës, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, cilësohet si pasues i Messit dhe Ronaldos në futbollin botëror.

Kjo është arsyeja përse Florentino Perez nuk është dorëzuar dhe synon ta transferojë me çdo kusht në Madrid, edhe pse bëhet fjalë për një operacion me vlerë një miliard euro.

Edhe pse Reali ka tentuar disa herë, Mbappe në merkaton e fundit vendosi të rinovonte me PSG. Kylian Mbappé firmosi për dy vjet, deri më 2024 dhe verën e ardhshme do të vendosë nëse do të shfrytëzojë opsionin e qëndrimit deri më 2025, apo nëse largohet me parametër zero pas 12 muajve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Orban akuzon BE-në për ‘hungarofobi’

Story i radhës

Takimi i fundvitit i “Prishtina Parking” përfundon me përleshje

Të fundit nga