real madrid futet ne gare per yllin tjeter te mesfushes se psg se 6966bb74a00c2

Real Madrid futet në garë për yllin tjetër të mesfushës së PSG-së

January 13, 2026
1 minut lexim

Fabian Ruiz pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës së ardhshme.

Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2027 dhe palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin, spanjolli do përfundojë në treg për të mos rrezikuar largimin e tij falas, një vit më pas.

Interesi për të është shumë i madh. Një nga klubet që interesohen për Fabian Ruiz është edhe Real Madrid, që ka pasur jo pak probleme në mesin e fuishës këtë sezon. 29-vjeçari nspanjoll kombinon përvojën, kontrollin e topit dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të thyer vijat me pasimet e tij.

Përveç kësaj, njohja e tij me La Ligën do ta lehtësonte përshtatjen te madrilenët. Profili i tij përputhet në mënyrë të përkryer me idenë e rindërtimit të një mesfushe më të ekuilibruar dhe dominuese.

Vlera në treg e spanjollit është 30-40 milionë euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndoci nder 5 me te rrezikshmit ne shqiperi delia doli ne skene nga pergjimet e sky ecc karamuco do i sherbeje grupeve kriminale 6966bb15dfbc7
Lajmi i mëparshëm

“Ndoci, ndër 5 më të rrezikshmit në Shqipëri”/ Delia: Doli në skenë nga përgjimet e “sky ecc”! Karamuço: Do i shërbejë grupeve kriminale

i akuzuar per 4 vrasje dhe pjese e grupit te talo celes kush eshte 39 vjecari i arratisur nga spitali i durresit ngjarjet kriminale ku perfshihet 6966bc2478c76
Lajmi i radhës

I akuzuar për 4 vrasje dhe pjesë e grupit të Talo Çelës, kush është 39-vjeçari i arratisur nga spitali i Durrësit, ngjarjet kriminale ku përfshihet

Të fundit nga

ShkoLartë