Real Madridi i ka avancuar bisedimet me përfaqësuesit e Erling Haalandit.
Mediat spanjolle me këtë rast sigurojnë se sulmuesi norvegjez nga sezoni i ardhshëm do të mund të luajë në La Liga.
Sipas mediumit “Sport”, “Los Blancos” kanë biseduar me përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë këtu edhe babanë e tij.
Me këtë rast, klubi i tij aktual, Borussia Dortmund është në dijeni për bisedimet që po zhvillohen në mes të palëve.
Marrëveshja do të varet posaçërisht nga dëshira e Haalandit.
Nëse ai dëshiron, mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen.
Ndërkohë, interesim për ish-lojtarin e Salzburgut kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë.
Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.