Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “La Cartuja”, ku pas penalltive tani kemi mësuar kampionin e këtij edicioni të Kupës së Mbretit.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “La Cartuja”, Real Betisi ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Valencias.
Fillimisht, ishte sulmuesi Borja Iglesias ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Betisin në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’.
Golin e barazimit për Valencian dhe të fundit të kësaj ndeshjeje e shënoi sulmuesi Hugo Duro, i cili shënon në minutën e 30’ për rezultatin final 1:1.
Ndërkaq, gjatë vazhdimeve asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin e fituesit, kështu duke e çuar ndeshjen drejt penalltive.
Në penallti skuadra e Real Betisit u tregua më e suksesshme, ku edhe e mposhti me rezultat 5:4 Valencian vetëm për ta fituar titullin e parë të Kupës së Mbretit pas plot 17 vitesh në pritje.
Rezultati i ndeshjes është 1:1, kurse rezultati i penalltive është 5:4 në favor të Real Betisit.