Reaguan ashpër ndaj Censit, Kisha Katolike nuk ndalet: Pyetja për besimin, drejtuar gabim

Kisha katolike e Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Censitt. Dom Mark Pashkja thotë se shifrat e popullsisë së vendit nuk janë reale, ashtu edhe të përkatësive fetare. I ftuar në një studio televizive, Pashkja thotë që problematika lind që nga mënyra se si është servirur pyetja “a besoni, apo nuk besoni?” ka penalizuar deklarimin e besimit.

Pashkja tha se  kisha katolike do të organizojë një cens të vetin, duke shtuar se ka bindjen se numri i besimtarëve katolikë është shumë më i lartë se shifra që ka deklaruar INSTAT.

“Duke qenë se formulari i pyetjes për besimin fetar është i adaptuar nga organizatat europiane, që në pyetje është pak problematike çështja e deklarimit të besimit. Kemi qenë pro që duhet të jetë diçka e lirë, por në mënyrën e pyetjes: A besoni apo nuk besoni? Mënyra se si është servirur ka penalizuar deklarimin e besimit.

Në bashkëpunim me të gjithë pjesëtarët e komuniteteve fetare kemi vënë re dhe  e kemi deklaruar këtë problematikë. Në shifra ka disa zëra që më duken të çuditshëm. Kemi ateistët, kemi “preferoj të mos përgjigjem”, “nuk disponoj një besim”. Nëse thua “nuk disponoj”, i bie që je ateist.

Dy zëra të mëdha janë “preferoj të mos përgjigjem” dhe “nuk disponoj besim”, e përkthyer në përgjigje sipas censit  shkon në 20%”. Ka problematikë në mënyrën si është servirur pyetja dhe më pas si është kaluar nga pyetja “a beson?”, në përkatësinë fetare.

Është i domosdoshëm një cens personal brenda kishës katolike, brenda kësaj situate kaotike të emigrimit ku të gjithë lëvizin ku nuk mund kesh të kesh një burim të drejtë dhe të besueshëm, ne na lind e drejta dhe domosdoshmëria që dhe për veten tonë të bëjmë një cens të mirëfilltë.

Që shkon përtej atyre mbledhjeve të informacioneve që janë statistikave që kemi dhe sipas të cilave të që besojmë  që në se kemi një numër më të madh besimtarësh.”

Story i mëparshëm

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, temë e takimit Toshkovski-Yoder

Story i radhës

Biden dënon “brutalitetin rus” në Ukrainë

Të fundit nga