lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit te larte teme e takimit toshkovski yoder 668d14d374d65

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, temë e takimit Toshkovski-Yoder

July 9, 2024
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, në kuadër të delegacionit qeveritar që do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së Aleancës, u takua me Brandon P. Yoder, zëvendës asistent Sekretar i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takim u bisedua për aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të, si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, proces ky që ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë.

“Kemi diskutuar edhe për sistemin e menaxhimit të kufirit dhe planin tonë për reforma në këtë pjesë, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i përparimeve teknologjike në drejtim të mbikëqyrjes më efikase të kufirit të gjelbër”, theksoi ministri Toshkovski, përcjell PRESSonline.al

Një nga temat më të rëndësishme të takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e trajnimit dhe forcimit të burimeve njerëzore dhe materiale, për përballimin më të suksesshëm të këtyre sfidave.

“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar përkushtimin tonë dhe për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të arritur qëllimet tona strategjike dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të begatë për qytetarët tanë”, theksoi ministri Toshkovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i riu nga prilepi nderroi jete pas aksidentit ne rrugen prilep manastir 668d12f59315c
Story i mëparshëm

I riu nga Prilepi ndërroi jetë pas aksidentit në rrugën Prilep-Manastir

reaguan ashper ndaj censit kisha katolike nuk ndalet pyetja per besimin drejtuar gabim 668d15843a08f
Story i radhës

Reaguan ashpër ndaj Censit, Kisha Katolike nuk ndalet: Pyetja për besimin, drejtuar gabim

Të fundit nga

Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje?

Te Real Madrid janë shumë të frikësuar se Jude Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në fundjavën e kaluar ndaj Osasuna-s. Arbitri i takimit,

AKEP me një drejtues të ri

Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e hënë Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati
ShkoLartë