Reagon Qyteti i Shkupit: Pas protestave qëndron VMRO-DPMNE, Dudush synon përkrahjen e partisë në pushtet!

November 22, 2024
1 minut lexim

 

Qyteti i Shkupit ka reaguar pas protestave të sotme të organbizuara nga kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, siç thanë protestuesit për kaosin në transportin publik dhe racizmin që sipas tyre kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska po e shpreh.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se pas protestave qëndron VMRO-DPMNE-ja dhe se giithçka ka ndodhur me prapavijë politike.

“Maqedonia është shtet i robëruar nga regjimi, ndërsa qytetarët janë të manipuluar” – kështu reagoi Qyteti i Shkupit pas mbajtjes së protestës. Vlerësojnë se pas protestave qëndron VMRO-DPMNE-ja. “Në Shuto Orizare nuk ka transport publik, për shkak se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, refuzoi që t’u mundësojë transportuesve privat që të drejtojnë autobusë të tyre në përputhje me kërkesat që i kanë dorëzuar deri te Trajko Sllavevski para disa muajve” , thuhet në reagimin e autoriteteve të qytetit. Sipas tyre, është e turpshme, siç shtojnë, gënjeshtra e Kurto Dudushit, i cili bashkëqytetarët e vet i bënë që të protestojnë në temperatura nën zero që ai t’i pëlqejë VMRO-DPMNE-së e cila është në pushtet, prej ku shpreson për mbështetje për mandatin e ardhshëm”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimi: Në Manastirin e rilindësve, takim me strukturat e Alternativës

Story i radhës

Protestë para Qytetit të Shkupit, Dudush: Është raciste që dy vjet 40 mijë banorë t’i lësh pa autobusë

Të fundit nga

ShkoLartë