FB IMG 1789306538866

Reagon ministri Shasivari: Nuk mbështeta Gjykatën Speciale, mos më shtrembëroni qëndrimin

September 13, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka reaguar pas, siç thotë ai, tentativave për të shtrembëruar dhe keqinterpretuar qëndrimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale dhe zhvillimet që priten më 16 shtator.

Shasivari ka rikujtuar deklaratën e tij të mëhershme, në të cilën kishte thënë se më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet, por gjykata.

Ai thekson se kjo deklaratë, sipas tij, nuk nënkupton mbështetje për Gjykatën Speciale.

“Mos më atribuoni një qëndrim që nuk e kam thënë”, ka shkruar Shasivari, duke shtuar se nuk e ka mbështetur dhe as nuk i ka mbledhur votat për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Unë as e kam mbështetur dhe aq më pak ia kam mbledhur votat Gjykatës Speciale, siç kanë bërë Ali Ahmeti e Berat Buzhala, që e pranojnë edhe vetë”, është shprehur ai.

Sipas Shasivarit, Gjykata Speciale tashmë është realitet dhe, siç thotë ai, kjo ka ardhur si pasojë e angazhimit të dikujt tjetër, ndërsa tani mbetet të përballen me pasojat.

“Ajo sot është realitet si pasojë e angazhimit të dikujt. Neve na mbetet të merremi me pasojat”, ka deklaruar ministri.

Shasivari ka sqaruar se thirrja e tij e mëhershme, sipas tij, ishte në interes të Republikës së Kosovës, imazhit të UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Prandaj, në vend që të më atribuoni diçka që nuk e kam thënë, lexoni atë që kam thënë në të vërtetë”, ka shkruar ai.

Në fund, ministri i Drejtësisë i ka cilësuar keqinterpretimet dhe shtrembërimet si produkt të, siç shprehet ai, “atyre që përdorin çdo gjë të shenjtë në betejë politike”.

Burimi: INA

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski paralajmeron goditje te reja ndaj korrupsionit denonconi ryshfetin 6aa6935b2f65e
Lajmi i mëparshëm

Mickoski paralajmëron goditje të reja ndaj korrupsionit: “Denonconi ryshfetin!”

rritje e pages mesatare paga e 13 te edhe ne sektorin privat dhe 100 euro per gjysherit keto jane zotimet e kurtit 6aa6a9ef8291c
Lajmi i radhës

Rritje e pagës mesatare, paga e 13-të edhe në sektorin privat dhe 100 euro për gjyshërit, këto janë zotimet e Kurtit

Të fundit nga

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri
ShkoLartë