Drita ka arritur të rikthehet në shtëpi me një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.
Dueli i parë në Belgjikë ka përfunduar me barazim pa gola, 0-0.
Padyshim se skuadra e njohur belge ka pritur më shumë nga ky takim, por nuk i doli përballje e lehtë.
“Lojë vendimtare në Kosovë javën e ardhshme”, kanë shkruar Royal Antwerp në postimin pas përfundimit të ndeshjes.
Tashmë për skuadrën që kalon në raundin e tretë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.
Ky rezultat pozitiv padyshim se e motivon edhe më shumë skuadrën gjilanase dhe tifozët e flaktë të tyre para ndeshjes së kthimit.