reagimi i pdk se ndaj speciales hamza te gjitha format demokratike jane te opsion 6aabb79543bb2

​Reagimi i PDK-së ndaj Speciales, Hamza: Të gjitha format demokratike janë të opsion

September 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha sot se nuk përjashton asnjë veprim të mundshëm demokratik dhe ligjor në lidhje me nismat eventuale për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai u shpreh kështu pasi u pyet nëse partia e tij do të ndërmarrë ndonjë iniciative për këtë çështje.

Një ditë pas aktgjykimit dënues të Speciales ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hamza mblodhi kryesinë dhe grupin parlamentar për të diskutuar hapat tutje të partisë.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, tha ai.

Ai shtoi se partia do ta diskutojë në mënyrë të detajuar situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza: “Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”

“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë detajshëm. Ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Më tutje do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plot zjarre asnje i denuar per djegien e deponive 6aaba10f67f36
Lajmi i mëparshëm

Plot zjarre, asnjë i dënuar për djegien e deponive

telefoni nuk eshte studio e levizshme gjkko nuk terhiqet nga ndalimi i telefonave mund te perdorin laptop et 6aabb8129f15f
Lajmi i radhës

“Telefoni nuk është studio e lëvizshme”/ GJKKO nuk tërhiqet nga ndalimi i telefonave, mund të përdorin laptop-ët

Të fundit nga

ShkoLartë